Qytetarë

A duhet të krijoj llogari për të kërkuar profesionist?

Jo. Profesionistët mund t'i kërkosh dhe t'i shikosh pa llogari. Llogaria nevojitet kur dëshiron të postosh problem, të menaxhosh postimet e tua ose të japësh vlerësim.

Çka ndodh kur postoj një problem?

Problemi shfaqet te profesionistët e verifikuar. Ata mund të shohin përshkrimin, qytetin, statusin dhe kontaktin që ke vendosur në llogarinë tënde.

A mund ta fshij problemin tim?

Po. Në llogarinë tënde mund t'i shohësh problemet e postuara dhe t'i fshish kur nuk të duhen më ose kur puna është zgjidhur.

Si funksionojnë vlerësimet?

Qytetari mund t'i japë vlerësim profesionistit pas kontaktit ose kryerjes së punës. Vlerësimet ndihmojnë qytetarët e tjerë të zgjedhin më qartë.

Për profesionistë dhe biznese

Kur shfaqet profili im në platformë?

Profili shfaqet vetëm pasi kalon verifikimin nga Rregullo. Kjo ndihmon që platforma të mbetet më serioze dhe më e besueshme.

Çfarë mund të publikoj në profil?

Mund të publikosh punët e kryera me foto, titull dhe përshkrim. Këto shfaqen në profilin tënd publik dhe i ndihmojnë qytetarët të kuptojnë cilësinë e punës.

A mund të regjistrohem si biznes?

Po. Bizneset mund të regjistrohen me emër biznesi, logo dhe dëshmi të regjistrimit. Qytetarëve u shfaqet emri i biznesit.

Pse kërkohen dokumente për verifikim?

Dokumentet përdoren vetëm për kontroll fillestar nga Rregullo dhe ndihmojnë në parandalimin e profileve të rreme ose keqpërdorimeve.

Nuk e gjete përgjigjen?

Për pyetje të tjera, raportime ose bashkëpunime, mund të na kontaktosh në emailin zyrtar.

Shko te Na kontakto